Bayern fiton Kupën e Gjermanisë, dominon në finale përballë Leipzigut

Bayern fiton Kupën e Gjermanisë, dominon në finale përballë Leipzigut

22:13, 25/05/2019

Bayern Munich ka fituar Kupën e Gjermanisë, DFB-Pokal.

Pas triumfit në kampionat, të besuarit e Niko Kovac fituan trofeun e dytë sezonal duke mposhtur Leipzigun në finale me rezultatin 3-0.

Seria e golave në këtë ndeshje u hap nga “bomberi” polak, Robert Lewandowski, i cili realizoi një supergol me kokë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e lehtë të bavarezëve, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës shënoi Kingsley Coman (78’) dhe Lewandowski (85’).

Kështu Bayern dominon sërish në Gjermani duke fituar dy trofetë më të rëndësishëm kombëtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco