Përfundon pjesa e parë, Valencia po fiton në finale përballë Barcelonës

Përfundon pjesa e parë, Valencia po fiton në finale përballë Barcelonës

21:55, 25/05/2019

Ka përfunduar pjesa e parë e finales në Kupën e Mbretit mes Barcelonës dhe Valencias, e cila po zhvillohet në stadiumin “Benito Villamarin” në Sevilla të Spanjës.

Valencia po bën befasinë e madhe duke fituar me rezultatin 2-0, ndërsa golat u shënuan nga Kevin Gameiro (21’) dhe Rodrigo (33’).

Vlen të theksojmë që 40 minutave të pjesës së parë Barcelona nuk ka gjuajtur asnjëherë brenda kuadratit të portës, shkruan SYRI.net.

Barcelona do të tentojë që ta ndryshojë rezultatin në pjesën e dytë të ndeshjes, për ta fituar këtë trofe për të pestën herë radhazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco