Felix tregon momentin kur takoi Ronaldon: Më dukej sikur luaja 'Play Station'

Felix tregon momentin kur takoi Ronaldon: Më dukej sikur luaja 'Play Station'

21:18, 25/05/2019

Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, falë karrierës së tij të jashtëzakonshme shihet si idhull edhe nga shokët e skuadrës tek kombëtarja e Portugalisë.

Sensacioni i këtij sezoni, Joao Felix, i cili aktualisht është pjesë e Benficas, ka treguar për ndjesitë e para kur takoi Ronaldon në grumbullimin e Portugalisë.

Felix tha se i dukej stërvitja sikur luante në ‘Play Station”.

“Ishte e çuditshme. Unë nuk kam parë asnjëherë Ronaldon nga afër në jetën reale. Kolegëve dhe shokëve u thashë më vonë se kur shkova në shtëpi  më dukej sikur të isha në ‘Play Station’ “, tha Felix

Joao Felix është një ndër talentet që ka tërhequr vëmendje të klubeve të mëdha të Europës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco