Largimi i mundshëm i Ramos, Reali gjen zëvendësuesin e tij

Largimi i mundshëm i Ramos, Reali gjen zëvendësuesin e tij

21:07, 25/05/2019

Real Madridi në verë pritet t’i ndajë rrugët me Sergio Ramosin, pasi raportet e këtij të fundit me Florentino Perezin nuk qëndrojnë aspak mirë.

Pas eliminimit nga Ajaxi në Champions League, mbrojtësi spanjoll ka debatuar verbalisht me presidentin e skuadrës madrilene i cili hyri në dhomat e zhveshjes për të fajësuar lojtarët për këtë dështim.

“Marca” raporton se nëse mbrojtësi spanjoll largohet nga "Santiago Bernabeu", madilenët do të tentojnë ta transferojnë Virgil van Dijkun nga Liverpooli.

Mbrojtësi holandez ka treguar formë të lartë në sezonin që lamë pas në Premier League duke u shpallur edhe lojtari i vitit, ndërsa ka qenë vendimtar në kualifikimin e ‘The Reds’ në finalen e Ligës së Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco