VIDEO/ Mesfushori shqiptar shënon me stil ‘Panenka’ në Sllovaki

VIDEO/ Mesfushori shqiptar shënon me stil ‘Panenka’ në Sllovaki

21:55, 24/05/2019

Mesfushori shqiptar i Ruzomberok në Sllovaki, Kristi Qose, shënoi sot në ndeshjen që ekipi i tij luajti në fushën e Zilinës, ku humbi me rezultatin 4-2.

23-vjeçari barazoi shifrat përkohësisht në 1-1, teksa në minutën e 40-të shënoi me penallti, por me “panenka”, e dyta në fakt që realizon këtë mënyrë nga 11-metërshi.

Ky ishte goli i 9-të për Qosen në Sllovaki, në 32 javë kampionat, një shifër e kënaqshme për një mesfushor, ndërkohë që konsiderohet një titullar fiks për ekipin.

Tashmë, vlerat e tij pritet të shihen edhe në Kombëtaren e madhe, ku ai ka marrë ftesë nga trajneri Edi Reja për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco