Kukësi sqaron pse u largua nga klubi Rrahman Hallaçi

Kukësi sqaron pse u largua nga klubi Rrahman Hallaçi

20:32, 24/05/2019

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi i Kukësit sqaron gjithë të vërtetën për largimin e zëvendës trajnerit Rraman Hallaçi.

Në këtë njoftim, klubi bën me dije se Hallaçi do të drejtojë ekipin e 19-vjeçarëve të Internacionalit dhe se presidenti Gjici i kishte ofruar postin si trajner te ekipi i dytë i Kukësit.

Njoftim i Kukësit!

“Zëvendës trajneri i skuadrës së Futboll Klub Kukësit, Rraman Hallaçi nuk do të jetë më pjesë e stafit teknik.

Pas një takimi mes ish-Kapitenit dhe Presidentit Safet Gjici, Hallaçi ka kërkuar të drejtojë një skuadër futbolli të moshave.

Numri një i Klubit, i ka ofruar ekipin e dytë, pra FK Kukësin B, pasi presidenti Gjici synon, vitin tjetër, ngjitjen e kësaj skuadre në Kategorinë e Parë dhe kjo do ishte një hap i mirë për karrierën e tij të re si trajner.

Pasi kishin rënë fillimisht dakord, për çdo gjë me Presidentin, për një fillim me Kukësin B, Rraman Hallaçi ka ndryshuar mendjen dhe ka vendosur të largohet nga klubi. Ai u shfaq në një tjetër ekip, duke trajnuar skuadrën e Internacional U-19.

Futboll Klub Kukësi falenderon zëvendës trajnerin Rraman Hallaçi, për kontributin e dhënë si futbollist dhe si numri dy i pankinës së skuadrës sonë dhe i dëshiron shumë suksese në karrierë!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco