Elbasani i shpëton rënies nga kategoria

Elbasani i shpëton rënies nga kategoria

19:01, 24/05/2019

Elbasani ka mundur Luzin 2008 në ndeshjen “Play-out”, me rezultatin 3-0 dhe është skuadra që do të vazhdojë të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Kjo sfidë është luajtur në  stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Elbasanasit kanë gjetur golin e epërsisë me Micin, në minutën e 45-të të sfidës, ku ai nuk gaboi nga pikë e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë ishte sërish Mici, i cili në minutën e 65-të, gjeti golin e dytë dhe të sigurisë për skuadrën e tij.

Në minutën e dytë të shtesës Ferhati  vendosi “qershinë” mbi tortë për skuadrën e vet, duke shënuar të tretin.

Kështu Elbasani ka arritur të shpëtojë një sezon jo të mirë duke qëndruar në të Parën.

Luzi ka dhe një shans tjetër, pasi do të ndeshet me skuadrën humbëse te sfidës Shkumbini-Veleçiku.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco