Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Veleçiku ngjitet në Kategorinë e Parë, Shkumbini ka edhe një shans për mbijetesë

Veleçiku ngjitet në Kategorinë e Parë, Shkumbini ka edhe një shans për mbijetesë

18:56, 24/05/2019

Veleçiku ka mposhtur Shkumbinin në sfidën e “Play-Out”-it të zhvilluar në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, ndërkohë që goli në minutën e 111-të nga Lami i siguroi triumfin skuadrës nga Kopliku, që do të militojë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Të dyja skuadrat e mbyllën me nga 10 futbollistë takimin, teksa Tufa i Shkumbinit në minutën e 59-të i ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë Lami barazoi forcat në fushën e lojës në minutën e 114-të.

Ndërkohë për sa i përket Shkumbinit, peqinasit, kanë edhe një shans për të tentuar Kategorinë e Parë, pasi do të ndeshet me Luzin 2008 që u mposht nga Elbasani me rezultatin 3-0.

Skuadra që do të triumfojë në këtë përballje do të kalojë në Kategorinë e Parë, duke zënë vendin bosh të krijuar pas përjashtimit të Kamzës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco