Erdhi i huazuar nga Monaco, Interi merr vendimin  për Keita Balde

Erdhi i huazuar nga Monaco, Interi merr vendimin për Keita Balde

17:01, 24/05/2019

I ardhur tek Interi në fund të verës së kaluar nga Monaco në huazim me të drejtë blerjeje, Keita Balde duket se do të kthehet sërish në Principatë menjëherë sapo të përfundojë kampionati italian.

Kjo pasi senegalezi nuk i ka bindur zikaltrit që të shpenzojnë 30 milionë euro për kartonin e tij, duke qenë se shumicën e kohës ka qëndruar në stol, ndërsa në 29 takime të luajtura, ka gjetur vetëm 4 gola.

Sipas mediave italiane, klubi zikaltër ka njoftuar Monacon se nuk do të blejë kartonin e Keita, ndërsa tashmë francezët po mendojnë për një tjetër destinacion për senegalezin, duke qenë se nuk kanë ndërmend ta mbajnë as ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco