Mbappe luan sot shansin e fundit për ‘Këpucën e Artë’, është -4 gola nga Messi

Mbappe luan sot shansin e fundit për ‘Këpucën e Artë’, është -4 gola nga Messi

16:42, 24/05/2019

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet java e fundit në kampionatin francez, ku do të vendoset edhe fituesi i “Këpucës së Artë” për sezonin 2018-2019.

Kjo pasi Mbappe i PSG-së është i vetmi që mund të kalojë Messin, por i duhen 5 gola (ose 4 për ta barazuar).

PSG është shpallur kampion prej kohësh dhe sonte do të luajë në transfertën e Reims, kundërshtar që nuk ka më asnjë objektiv.

Në skuadrën e teknikut Tuchel pritet të ndihmojnë Kilyan Mbappe të realizojë të paktë katër gola për të barazuar Lionel Messin në garën për “Këpucën e Artë”.

Argjentinasi ka realizuar gjithsej 36 gola, ndërkohë që ylli francez e ndjek me 4 gola më pak.

Për t’u shpallur fitues i çmimit “Këpuca e Artë”, Mbappe i duhet të shënojë plot 5 gola.

Në rast se barazon Lionel Messin, do ta ndajnë së bashku me argjentinasin këtë trofe.

Mbetet për t’u parë mbrëmjen e sotme në sfidën Reims-PSG, që fillon në orën, se çfarë do të bëjë sulmuesi francez dhe se kush do ta fitojë “Këpucën e Artë” të këtij sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco