Mbrojtësi i Kombëtares: Me Rejën ka më shumë liri

Mbrojtësi i Kombëtares: Me Rejën ka më shumë liri

16:10, 24/05/2019

I pranishëm në konferencën për shtyp të Kombëtares shqiptare bashkë me Migjen Bashën ishte edhe mbrojtësi Cosenzas në Serie B, Kastriot Dermaku, i cili është shpërblyer me këtë grumbullim te Shqipëria për formën e mirë që ka treguar gjatë kësaj periudhe.

Skema e lojës – “Me Cozencan kemi luajtur me katër edhe tre mbrojtës. Ndihem mirë në të dyja sistemet e lojës. Të shohim çfarë mendon trajneri, cili do jetë moduli më i mirë me grupin që ka në dispozicion”.

E ardhmja e Shqipërisë – “Duhet të japim maksimumin, të marrim pikë dhe të shohim deri ku mund të mbërrijë kjo Kombëtare. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por me rëndësi është që ta japim maksimumin”.

Konkurrenca – “Konkurrenca është e madhe dhe është pozitive. Nuk pres me qenë titullar, do jap maksimumin. Nëse më jepet shansi do kërkoj të jap më të mirën time”.

Partneri në mbrojtje – “Nuk e di me kë dua të luaj. Me rëndësi është të luaj, me këdo. Me rëndësi është të kem minuta dhe të tregoj veten”.

Ndryshimi mes Rejës dhe Panuccit –  “Nuk jemi grumbulluar të gjithë që të jap një gjykim të rëndësishëm. Tani ka më shumë liri. Javën tjetër do jetë ndryshe. Mendimi për momentin është pozitiv”.

Ofertat dhe idhulli – “Kemi biseduar me disa ekipe. Kontrata më mbaron në qershor. Ka shanse të luaj në Serie A. Më pëlqen me karakteristikat që ka, Pique i Barcelonës. Sot ka mbrojtës shumë të mirë, të rinj që po dalin, si Romagnoli. Edhe Chiellini më pëlqen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco