Chiellini: Nëse Conte shkon tek Interi uroj mos fitojë asgjë!

Chiellini: Nëse Conte shkon tek Interi uroj mos fitojë asgjë!

15:47, 24/05/2019

Giorgio Chiellini si kapiten i Juventusit ka folur para javës së fundit të këtij sezoni në Serie A.

Mbrojtësi i Juventusi komentoi lajmet në mediat të cilat po përflasin se Antonio Conte sezonin e ardhshëm do të drejtojë skuadrën e Interit.

Nëse marrëveshja finalizohet, Chiellini i uron Contes mos fitojë asnjë titull me zikaltrit.

“Por nëse më pyesni se çfarë mendoj mbi alternativën Conte tek Inter, nuk do të ishte e lehtë ta shihja në stolin e zikaltërve. E kuptoj që bëhet fjalë për profesionistë por nëse shkon tek Interi edhe pse raporti im me të është i shkëlqyer do të uroja që të mos fitonte asgjë tek zikaltërit”, tha ai.

Kujtojmë që Conte ka qenë pjesë e Juventusit prej vitit 2011 deri në 2014-ën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco