Drejtori i gazetës zbulon trajnerin e ri të Juventusit: Allegri më tha duan të sjellin...

Drejtori i gazetës zbulon trajnerin e ri të Juventusit: Allegri më tha duan të sjellin...

14:29, 24/05/2019

Drejtori i gazetës së njohur italiane “Corriere Dello Sport”, Ivan Zazzaroni ka zbuluar trajnerin e ri të Juventusit.

Gjatë një interviste në një emision radiofonik te “Radio 24”, Zazzaroni është i sigurt se trajneri i ardhshëm i bardhezinjve do të jetë Mauricio Sarri.

Madje prezantuesi i njohur zbuloi që Allegri i kishte thënë se Sarri do ta zëvendësojë tek "Zonja e Vjetër".

“Trajneri i Juventusit për mua do të jetë Maurisio Sarri me 90 %, të gjithë rrugët të çojnë tek ai. Unë isha me Allegrin dhe ai më tha se do të marrin Sarrin. Ai është një zgjidhje më praktike për një ekip, që do të ndryshojë pak. Inzagi është harruar pak, ndërsa Pochettino është i panjohur”, kanë qenë fjalët e Zazaronit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco