Pique: Përmbysja në 'Anfield', një makth që nuk harrohet lehtë

Pique: Përmbysja në 'Anfield', një makth që nuk harrohet lehtë

14:14, 24/05/2019

Gerard Pique është rikthyer të flas për humbjen shokuese 4-0 të Barcelonës përballë Liverpoolit në ‘Anfield Road’ në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

Pique tregon se kjo humbje në “Anfield” është një makth për katalanasit që do të zgjasë për një kohë të gjatë.

“Kur diçka si ajo ndodh, tregon se në atë ndeshje gjithçka ka shkuar gabim”, tha fillimisht Pique.

“Unë mendoj se në një nivel mendor disa njerëz janë të prekur nga ajo që ka ndodhur në Romë, sepse po ndodh shpesh kohëve të fundit.

“Sigurisht që ishte një bllok mendor, por futbolli ka surpriza. Ata luajtën me nivel të lartë në “Anfield” dhe ne nuk ishim në gjendje të reagonim”.

“Ka qenë e vështirë të ngrihesh emocionalisht pasi disfata nuk harrohet lehtë. Ka qenë një makth që do të zgjasë për një kohë të gjatë”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco