Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Man United ofertë ‘faraonike’ për de Ligt, e pabesueshme çfarë pagë!

Man United ofertë ‘faraonike’ për de Ligt, e pabesueshme çfarë pagë!

13:31, 24/05/2019

Manchester United është çmendur pas talentit holandez, Mathijs de Ligt.

Sipas gazetës katalunase Sport, “Djajtë e Kuq” janë në gjendje t’i ofrojnë De Ligtit një kontratë të madhe me pagë prej 14 milionë euro në sezon.

Kjo pagë i bie të jetë 236 mijë sterlina apo 269 mijë euro në javë, 38 mijë në ditë apo 1.600 euro në orë, pagë që do ta vendoste atë pranë fituesve më të mëdhenj te Manchester United.

Nënshkrimi i De Ligt do të goditje e madhe për Unitedin në tregun e transferimeve pasi ai për momentin është lojtari më i kërkuar në Europë.

Barcelona transferoi mesfushorin Frenkie De Jong, ndërsa kohët e fundit u raportua se në “Camp Nou” do të transferohet edhe shoku i ngushtë i tij, De Ligt.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm të 19-vjeçarit me Ajaxin, agjenti i De Ligt, Mino Raiola, thotë se oferta e Barçës duhet të rritet.

"Blaugranët" nuk janë të gatshëm t'i ofrojnë De Ligt miliona por i propozojnë atij që të luajë sërish në një skuadër me De Jongun.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco