E konfirmon presidenti Hoeness, Bajerni po synon transferimin e talentit gjerman

E konfirmon presidenti Hoeness, Bajerni po synon transferimin e talentit gjerman

10:53, 24/05/2019

Bajerni i Mynihut e ka marrë shumë seriozisht interesimin për yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Bajernit, Uli Hoeness i cili nuk kurseu elozhet për talentin e përfaqësueses së Gjermanisë, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

Sane? “Jemi duke menduar transferimin e këtij lojtari”, u përgjigj Hoeness.

“E kam parë disa herë dhe është një lojtar shumë i mirë. Ai do të ndryshonte shumë ekipin tonë pasi është një talent i madh”, vijoi ai.

“Sane mund të na ndihmojë në ngritjen e nivelit të ekipit dhe do të na përmirësonte shumë”, përfundoi numri një i bavarezëve.

Sane nuk ka kaluar një sezon të mirë me Manchester Cityn pasi nën urdhrat e Guardiolës këtë sezon ai ka startuar si titullar vetëm 30 nga 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco