Barcelona nxjerr në shitje ‘yllin’ e skuadrës, ja çmimi!

Barcelona nxjerr në shitje ‘yllin’ e skuadrës, ja çmimi!

10:22, 24/05/2019

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, është në mesin e lojtarëve që do të largohen nga “Camp Nou” gjatë merkatos së verës.

Së fundmi Juventusi ka shtuar interesimin për mbrojtësin francez i cili konsiderohet si zëvendësuesi i denjë i Andrea Barzagli që po shkon drejt fundit të karrierës.

Me transferimin e mundshëm të Matthijs de Ligt në ‘Camp Nou’, atëherë Umtiti humb vendin e titullarit dhe për këtë arsye ai po kërkon largimin nga Barcelona.

Sipas ‘Don Balon’, Barcelona do të lejonte largimin e Umtitit, nëse Juventus paguan 80 milionë euro, një shumë e majme për një mbrojtës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco