Messi nuk e dëshiron te Barça, Griezmann po transferohet drejt një tjetër klubi?

Messi nuk e dëshiron te Barça, Griezmann po transferohet drejt një tjetër klubi?

09:09, 24/05/2019

Antoinne Griezmann pritet të jetë befasia e merkatos së verës.

Kampioni i botës me Francën javën e kaluar konfirmoi largimin nga Atletico, por pa bërë të ditur klubin e tij të ardhshëm.

Kaq mjaftoi që mediat britanike të lidhnin të ardhmen e Griezmannit me Barcelonën, por duket se Messi me shokë janë shprehur kategorikisht kundër një transferimi të tillë

Megjithatë sipas mediave britanike, e ardhmja e Griezmann nuk do të jetë më në Spanjë, por në Londër, ku pritet t’i bashkohet Chelseat, për të zëvendësuar belgun Eden Hazard, i cili pritet të niset drejt Madridit, me destinacion Realin.

Tabloidi britanik “The Sun” këmbëngul se drejtimin e londinezëve do ta marrë Franck Lampard, ndërsa Griezmann pritet të jetë nju ndër emrat e mëdhenj që do të mbërrijë në “Stamford Bridge”.

Kujtojmë që Griezmann ka një klauzolë prishjeje të kontratës, në vlerën e 120 milionë eurove, ndaj çdo klub që kërkon të marrë francezin, duhet të paguajë këtë shumë në arkat e Atleticos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco