Shorti/ Përballje me ‘Big-ët’, ja kundërshtarët e mundshëm të Partizanit në Champions

Shorti/ Përballje me ‘Big-ët’, ja kundërshtarët e mundshëm të Partizanit në Champions

08:43, 24/05/2019

Partizani do të mësojë më 18 qershor kundërshtarin që do të ketë në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Pas ndryshimit të formatit nga UEFA, klubi kampion i Shqipërisë nuk e nis më nga turi i dytë paraeliminator, por nga turi i parë. Nisur nga vazot që ndahen në bazë të koeficienteve, të kuqtë rrezikojnë të kenë një kundërshtar “big” përballë.

Klube që duhen shmangur janë pa dyshim Sëlltik, Rzoenborg, BATE Borisov apo edhe Cervena Zvezda, shkruan panorama. Nuk përjashtohet mundësia që “demat” të përballen në turin e parë me Shkëndijën e Tetovës, që është e vendosur në vazon e skuadrave të konsideruara favorite. Ndërkohë, pjesë e kësaj vazoje janë edhe kampionët e Sllovenisë, Maribor, si dhe ata të Sllovakisë, Slovan Bratislava.

Ndeshjet e para janë parashikuar të luhen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 korrik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco