Ish-mesfushori i Real Madridit humbet 61 milion euro në poker

Ish-mesfushori i Real Madridit humbet 61 milion euro në poker

23:24, 23/05/2019

Thomas Gravesen gjatë karrierës së tij të gjatë ka veshur fanellat e Velje, Hamburg, Everton, Real Madrid dhe Cetlic, para se të varte këpucët në gozhdë në 2008-ën.

Aktualisht, ish-lojtari i "Los Blancos" jeton gjashtë muaj të vitit në Los Angeles dhe falë disa investimeve të goditura, ka arritur një pasuri prej 113 milionë eurosh.

Problemi është se ai ka pasur edhe humbje marramendëse për shkak të pokerit.

Gravesen, siç ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle "Marca", ka një pasion të madh për letrat e bixhozit dhe ka humbur një total prej 61 milionë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco