Neymar udhëton për në Brazil pa lejen e PSG-së

Neymar udhëton për në Brazil pa lejen e PSG-së

21:36, 23/05/2019

Neymar nuk është stërvitur gjatë ditës së sotme, pasi ka udhëtuar në Brazil, por pa lejen e trajnerit Thomas Tuchel.

Paris Saint-Germain ka kryer stërvitjen e fundit të këtij sezoni, teksa nesër do të zhvillojë ndeshjen mbyllëse kundër Reims.

Sipas "Le Parisien", në seancën stërvitore nuk ka marrë pjesë Neymar.

Mësohet se sulmuesi është nisur për në Brazil në vigjilje të turneut të Kupës së Amerikës, që është në program të zhvillohet nga data 14 qershor deri më 7 korrik.

Asgjë e jashtëzakonshme, nëse nuk do të ishte për faktin që braziliani është nisur pa lejen dhe autorizimin e trajnerit të PSG-së, Thomas Tuchel.

"Leje për Neymar? Jo, të paktën nga ana ime. Nuk më përket mua vendimi për ta lënë të largohet, ose jo", deklaroi i nervozuar trajneri i PSG-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco