UEFA përjashton Vardarin nga Kupat e Europës, i hapet rruga klubeve shqiptare

UEFA përjashton Vardarin nga Kupat e Europës, i hapet rruga klubeve shqiptare

21:19, 23/05/2019

Licencimi i klubeve në Europë nuk është një problem që prek vetëm futbollin shqiptar.

Së fundmi, një lajm i bujshëm ka tronditur futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Klubi i Vardarit nuk do të marrë pjesë në Kupat e Europës sezonit e ardhshëm, pasi nuk ka arritur të licencohet për shkak të borxheve të shumta, edhe pse skuadra kuqezi u rendit në vendin e dytë.

Kësisoj, pas përjashtimit të Vardarit do të lirohet një vend në renditje, teksa 2 klubet shqiptare, Renova dhe Shkupi kanë mundësinë e artë të renditet në vendin e 5-të, vend ky që të siguron pjesëmarrjen në Europë.

Kujtojmë që në javën e fundit të kampionatit, Shkupi do të përballet me Rabotniçkin, ndërsa Renova pret kampionët e Shkëndijës në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco