Neymar apo Mbappe? Del Bosque: Unë do të transferoja këtë lojtar!

Neymar apo Mbappe? Del Bosque: Unë do të transferoja këtë lojtar!

15:25, 23/05/2019

Vicente del Bosque ka analizuar sezonin e dështuar që pësoi Real Madrid.

I ftuari special i programit “El Partidazo” në “Radio MARCA”, Del Bosque tha se nëse do të ishte trajner i Realit do të preferonte të nënshkruante me Mbappe para Neymarit.

"Unë ende shikoj thuajse të njëjtin numër ndeshjesh si më parë, por pa përgjegjësinë e thellimit se cilin futbollist do të thërras”, tha fillimisht ai.

Real Madridi? "Ka një skuadër të shkëlqyer, por rezultatet nuk kanë qenë të duhurat në sezonin që u mbyll. Ndryshimi i dy trajnerëve është një nga gjërat më të këqija, që mund t'i ndodhë një klubi. E shoh si diçka të keqe këtë fakt. Të tre trajnerët e kanë njohur Real Madridin, por gjërat ndodhin".

Neymar apo Mbappe? “PSG ka dy yje të denjë për klubet më të mëdha. Nëse do isha trajner unë do të nënshkruaja me Mbappe".

"Jam shumë tradicional, por besoj se VAR e ka përmirësuar drejtësinë e futbollit, edhe pse e kuptoj se ka njerëz që janë të dëshpëruar", përfundoi Del Bosque kur u pyet për teknologjinë në botën e futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco