Mediat përfolën shkarkimin e Gjokës, vjen reagimi zyrtar i Kukësit

Mediat përfolën shkarkimin e Gjokës, vjen reagimi zyrtar i Kukësit

12:44, 23/05/2019

Klubi i Kukësit ka përgënjeshtruar lajmet në media të cilat kanë përfolur një shkarkim të mundshëm të Ernest Gjokës.

Në një reagim zyrtar klubi verilindor i konsideron lajmet e pavërteta madje jep garanci dhe mbështetjen maksimale për ekipin dhe trajnerin Gjoka për arritjen e objektivave sezonale.

Njoftimi i plotë i klubit të Kukësit:

FK Kukësi i konsideron të pavërteta lajmet e përhapura sot në media, sikur në bankinë do jetë një nga trajnerët aktualë që drejton për momentin një tjetër ekip të Superligës.

Presidenti dhe klubi i kanë dhënë dhe po i japin mbështeje maksimale ekipit dhe trajnerit Ernest Gjoka, për të kapur dy objektivat, që janë: Vendi i dytë në Superligë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë.

E gjithë vëmendja është përqëndruar te këto dy sfida dhe aspak në ndryshimin e stafit.

Lajme të tilla, perveçse të pavërteta, synojnë të sjellin shpërqëndrim te ekipi, por përvoja e lojtarëve dhe stafit bëjnë që përgjegjësia të jetë tepër e madhe.

Ekipi është përqëndruar maksimalisht te stërvitja dhe objektivat, dhe me pas te faza përgatitore dhe përfaqësimi dinjitoz në Europë, duke ruajtur bazën e ekipit dhe stafin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco