Modric besnik i Realit, rinovon kontratën dhe hedh poshtë zërat e largimit

Modric besnik i Realit, rinovon kontratën dhe hedh poshtë zërat e largimit

12:09, 23/05/2019

Luka Modric ka të vazhdojë karrierën me skuadrën e Real Madridit.

Siç zbulon “Marca”, kroati ka arritur marrëveshjen e rinovimit të kontratës me “Los Blancos” deri në vitin 2021, shkruan SYRI.net.

Ai do të vazhdojë kontratën edhe për një tjetër vit dhe do të shijojë një verë të qetë, ndryshe nga viti i kaluar, ku u përfol se do të provonte një aventurë të re në Serie A me klubin e Interit.

Por Modriç vendosi t’i hedhë poshtë të gjitha spekulimet mediatike duke konfirmuar besnikërinë për skuadrën që drejtohet nga Zinedine Zidane.

Kujtojmë që Reali ditë më parë ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Toni Kroos dhe Nacho Fernandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco