Trajneri i Argjentinës zbulon arsyen përse e la jashtë Icardin

Trajneri i Argjentinës zbulon arsyen përse e la jashtë Icardin

11:03, 23/05/2019

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka zbuluar arsyen përse Mauro Icardi nuk u grumbullua me skuadrën për Kupën e Amerikës.

Me Argjentinën që dëshiron të harrojë sa më shpejtë Botërorin e kaluar, Scaloni tha se vendimi i tij për mos përzgjedhjen e 26-vjeçarit nuk ishte nxitur nga një çështje jashtë fushës.

“Kam një grup të madh lojtarësh për t’i zgjedhur, është normale që ka pakënaqësi”, tha ai në një konferencë shtypi.

“Për t’i bërë të gjithë të lumtur, sidomos për një ekip kombëtar është shumë e vështirë. Vendimi përfundimtar për të lënë jashtë Icardin është gjithmonë për të mirën e ekipit. Ai ka kaluar një sezon me luhatje”.

“Ne duhej të bënim listën me emrat e 23 lojtarëve më të mirë, dikush u desh të qëndronte në shtëpi, por kjo nuk do të thotë se dera e kombëtares do mbyllet gjithmonë për Icardin’’, përfundoi Scaloni.

Sulmuesi i Interit ka pasur një sezon të vështirë, pasi fillimisht iu hoq shiriti i kapitenit dhe më pas nuk u aktivizua rreth dy muaj me klubin zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco