'Ronaldo e meriton Topin e Artë, jo Messi', vjen deklarata e çmendur nga ...

'Ronaldo e meriton Topin e Artë, jo Messi', vjen deklarata e çmendur nga ...

08:46, 23/05/2019

Lionel Messi këtë sezon është favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë”, por Tim Cahill nuk mendon kështu pasi australiani ka shprehur hapur mbështetjen për Cristiano Ronaldon.

Të dy lojtarët janë aktualisht me 5 tituj të “Topit të Artë” por argjentinasi shfaqet në rrugën e duhur për të marrë të gjashtin, shkruan SYRI.net.

 “Arsyeja pse them Ronaldo është për shkak të asaj që ai ka bërë te Juventusi”, tha Cahill për Alkass Sportin.

“Ai u largua nga Real Madridi, shkoi atje dhe pati një ndikim kaq të madh në një tjetër ligë. Nuk kam parë kurrë një tjetër lojtar të bëjë atë që bëri Ronaldo me Man United, Real dhe tani me Juventusinj për kaq shumë vite”.

“E di shumë mirë që Juventusi nuk fitoi Ligën e Kampionëve, por CR7 ka ndikim të madh në çdo klub që luan”.

“Unë e di që njerëzit nuk do të pajtohen, thjesht e vlerësoj profesionalizmin e tij”, deklaroi australiani.

Kujtojmë që në krahun tjetër Messi këtë sezon shënoi 36 gola në La Liga plus 12 gola të tjerë në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco