Zaniolo te Juventusi? Paratici takon agjentin e talentit italian të Romës

Zaniolo te Juventusi? Paratici takon agjentin e talentit italian të Romës

23:29, 22/05/2019

Nicolo Zaniolo ka bërë një super sezon me Romën dhe shumë skuadra janë vënë në ndjekje të tij.

Mesfushori italian iu bashkua skuadrës romane në një marrëveshje që pa Ragia Naingolan t’i bashkohej Interit dhe që nga mbërritja e tij në “Stadio Olimpico”, ka bërë paraqitje të shkëlqyera.

Si gjithmonë, pas paraqitjeve të mira, fillon interesimi në merkato dhe për Zaniolon, po këmbëngul Juventusi.

Sipas "TuttoSport", drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është takuar sot me agjentin e Zaniolos, Claudio Vigoreli.

Me shumë gjasa, një marrëveshje mes Romës dhe Juventusit është arritur dhe tashmë, duket se “Zonja” duhet vetëm të bindë lojtarin dhe agjentin e këtij të fundit.

Sezonin e ardhshëm, talenti italian mund të veshë fanellën bardhezi të kampionëve të Italisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco