Lufta mes tyre nuk ka mbaruar, kjo është kërkesa e McGregor për Khabib

Lufta mes tyre nuk ka mbaruar, kjo është kërkesa e McGregor për Khabib

23:07, 22/05/2019

Conor McGregor insiston se lufta e tij me Khabib Nurmagomedov nuk ka mbaruar, por irlandezi pretendon se rivali i tij po ikën nga frika.

McGregor dhe Khabib janë përfshirë në një ndeshje dramatike gjatë tetorit të vitit 2018 në UFC 229 ku rusi pasi fitoi me submission ka dalë nga kafazi duke shkaktuar trazira.

McGregor nuk ka luftuar që prej atij momenti dhe duke folur për Tony Robbins, ai ka kërkuar revanshin.

“Në fund të fundit, isha unë ai që dha grushtin e fundit të asaj mbrëmjeje, mu në syrin e vëllait të tij. Kështu që, megjithëse ndeshja nuk shkoi ashtu siç e kisha parashikuar, lufta shkoi siç e kisha parashikuar”, tha McGregor.

“Lufta nuk ka mbaruar. Nëse kjo ndeshje nuk zhvillohet përsëri, atëherë do të jetë faji i tyre. Ata po vrapojnë nga frika, unë jam gati për ndeshjen, jam gati për revanshin”, tha irlandezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco