‘Katar 2022’/ Bie poshtë ideja për Botërorin me 48 shtete

‘Katar 2022’/ Bie poshtë ideja për Botërorin me 48 shtete

22:17, 22/05/2019

Kupa e Botës do të vazhdojë të luhet me 32 skuadra edhe në Botërorin “Katarit 2022”.

FIFA ka bërë të ditur se e ka hedhur poshtë idenë që kampionati më i madh për shtete të luhet me 48 ekipe.

Por sipas "The Times" , presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka shtyrë masivisht për të bërë ndryshimin, ka pranuar se do të ishte tepër sfiduese për ta bërë këtë në Katar.

Infantino zyrtarisht do të njoftojë vendimin në mbledhjen e kongresit të FIFA-s më 5 qershor në Paris dhe Kupa e Katarit do të mbetet si një kompeticion me 32 ekipe.

Megjithatë, turneu pritet të rritet në 48 skuadra për Botërorin e vitit 2026.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco