Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Interi kërkon lojtarin që i pëlqen Antonio Contes

Interi kërkon lojtarin që i pëlqen Antonio Contes

21:55, 22/05/2019

Në pritje të ndeshjes vendimtare të së dielës përballë Empolit në “San Siro”, drejtuesit e Interit po vijojnë punën për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave në Itali, tashmë nuk ka më dyshime mbi largimin e Luciano Spallettit, ndërsa emri që do të ulet në stolin zikaltër, do të jetë ai i ish-trajnerit të Chelseat dhe Italisë, Antonio Conte.

Pikërisht për këtë arsye, edhe merkatoja e drejtuesve të klubit të Interit do të jetë e bazuar te lojtarët që dinë të përshtaten me skemat e Contes, ndërsa emri më i fundit që ka dalë në skenë, është ai i Victor Moses.

Anësori i Chelseat ka pasur një raport mjaft të mirë me Conten, kur ky i fundit ishte në Londër, ndërsa kontrata me “blutë” i skadon pas vetëm 13 muajsh, ndaj transferimi mund të bëhet për një shumë prej rreth 12 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, vetë Mosesit pritet t’i ofrohet një kontratë 4-vjeçare, me një pagë prej rreth 4 milionë eurosh në sezon, shifër që pritet të kënaqë nigerianin, që mezi pret të ribashkohet me Antonio Conten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco