Mane i bindur: Këtë herë e fitojmë Championsin

Mane i bindur: Këtë herë e fitojmë Championsin

21:37, 22/05/2019

Sadio Mane është i bindur se Liverpooli këtë sezon do të fitojë trofeun e Champions Leagues.

Senegalezi thotë se humbja 3-1 në finalen e vitit të kaluar me Real Madridin dhe dëshpërimi që morën në Kiev, do të motivojë lojtarët e Liverpoolit që të fitojnë në përballjen ndaj Tottenhamit që zhvillohet në "Wanda Metropolitano" të Atletico Madridit.

"Ne kemi një eksperiencë me finalet, pasi sezonin e kaluar ishim të pafat, nuk e fituam atë edhe pse Real Madridi ishte më i mirë. Ne jemi duke e ndjerë në këtë sezon, jemi pozitiv dhe do të jetë një gjë e madhe për ne që ta fitojmë trofeun. Jam i emocionuar", ka thënë sulmuesi senegalez kur është pyetur për finalen e Champions Leagues.

"Ne nuk jemi duke menduar dy herë këtë finale, do të shkojmë, do ta fitojmë. Jemi përgatitur për këtë moment, jemi më të motivuar si asnjëherë më parë, kjo gjë do të tregohet më 1 qershor", ka përfunduar Mane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco