Konfirmohet mungesa e rëndësishme e Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias

Konfirmohet mungesa e rëndësishme e Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias

21:18, 22/05/2019

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, do të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias, për shkak të një problemi me gju.

Gjermani mungoi në tri ndeshjet e fundit të këtij sezon të La Ligës, pasi po trajtohej për një problem në gjurin e djathtë.

Barcelona konfirmoi sot se Ter Stegen ende ndien shqetësim në gju, ndaj nuk do të jetë në dispozicion të Ernesto Valverdes për ndeshjen ndaj Valencias në stadiumin “Benito Villmarian” të shtunën.

Kjo nënkupton se Jasper Cillessen do ta zërë vendin e tij në formacionin startues, edhe pse ai pritet të largohet në drejtim të Benficës gjatë merkatos së verës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco