Mbrojtësi italian lë futbollin pas 20 viteve karrierë

Mbrojtësi italian lë futbollin pas 20 viteve karrierë

21:03, 22/05/2019

Pas 20 vitesh si profesionist dhe rreth 600 ndeshjesh të zhvilluara në kampionatin italian, ka ardhur momenti që edhe mbrojtësi i Torinos, Emiliano Moretti të “varë këpucët në gozhdë”.

Futbollisti, i cili më 11 qershor do të mbushë 38 vjeç, doli sot në një konferencë për shtyp, i shoqëruar nga presidenti i Torinos Urbano Cairo dhe trajneri Walter Mazzarri, për të njoftuar vendimin për t’u tërhequr.

“Mendoj se ky është momenti i duhur për t’u tërhequr”, tha ndër të tjera mbrojtësi Moretti, i cili gjithsesi nuk do të largohet nga Torino, pasi i është ofruar një post drejtuesi.

Emiliano Moretti luan prej 6 sezonesh te Torino, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Fiorentina, Juventus, Modena, Bologna, Valencia dhe Genoa, teksa ka veshur edhe fanellën e Kombëtares së Italisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco