Nga Ranieri te Conte, ja sa i kanë kushtuar Abramovichit trajnerët e shkarkuar nga Chelsea

Nga Ranieri te Conte, ja sa i kanë kushtuar Abramovichit trajnerët e shkarkuar nga Chelsea

20:40, 22/05/2019

Chelsea i Londrës vetëm pak ditë më parë humbi gjyqin me trajnerin italian, Antonio Conte, të cilit do t’i paguajë një dëmshpërblim prej 9 milionë paundësh për prishje të njëanshme të kontratës.

Po t’u bësh një llogari vendimeve të manjatit rus, Roman Abramovich, gjatë epokës së tij të Chelsea del qartë që vetëm për të dëmshpërblyer trajnerët e shkarkuar ka shpenzuar 92.9 milionë paundë.

Janë në fakt emra të rëndësishëm të trajningut, që nga Ranieri, Mourinho e shumë të tjerë, që janë paguar me shumë të mëdha për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme nga drejtuesit e Chelseat.

Trajnerët e shkarkuar nga Abramovich

1 – Claudio Ranieri (Maj 2004). Kompensimi: 6 milionë paundë

2 – Jose Mourinho (Shtator 2007). Kompensimi: 23.1 milionë paundë (për atë dhe stafin e tij)

3 – Avram Grant (Maj 2008). Kompensimi: 5.2 milionë paundë

4 – Luiz Felipe Scolari (Shkurt 2009). Kompensimi: 12.6 milionë paundë

5 – Carlo Ancelotti (Maj 2011). Kompensimi: 6 milionë paundë

6 – Andre Villas-Boas (Mars 2012). Kompensimi: 2 milionë paundë

7 – Roberto Di Matteo (Nëntor 2012). Kompensimi: 10.7 milionë paundë

8 – Rafa Benitez (Maj 2013). Kompensimi: Zero

9 – Jose Mourinho (Dhjetor 2015). Kompensimi: 8.3 milionë paundë (për atë dhe stafin e tij)

10 – Guus Hiddink (Maj 2016). Kompensimi: Zero

11- Antonio Conte (Korrik 2018). Kompensimi: 9 milionë paundë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco