VIDEO/ Endri Çekiçi, gol vendimtar në Slloveni

VIDEO/ Endri Çekiçi, gol vendimtar në Slloveni

19:39, 22/05/2019

Në vigjilje të grumbullimit të Shqipërisë për ndeshjet e qershorit me Islandën dhe Moldavinë, Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë në Slloveni.

Në javën e 35-të të kampionatit slloven, ai shënoi sërish në fitoren e Olimpija Ljubljanës me rezultatin 1-0 në shtëpi ndaj Mura.

Çekiçi shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 59-të, ku pas një goditje të Kadric, topi u devijua, dhe më tej ishte pogradecari që e shtyu drejt rrjetës.

Kujtojmë që vetëm javën e kaluar, Çekiçi i dha sërish i vetëm fitoren Olimpijas, ku shënoi një dopjetë për përmbysjen e rezultatit.

Pas ndeshjes së sotme, Olimpija e sheh veten në vendin e dytë, me 69 pikë, e sigurt drejt Europa League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco