Finalja dramatike/ Penalltitë përcaktojnë skuadrën kampione të Kategorisë së Dytë

Finalja dramatike/ Penalltitë përcaktojnë skuadrën kampione të Kategorisë së Dytë

18:51, 22/05/2019

Tërbuni është shpallur kampion i Kategorisë së Dytë, duke mundur në finale me penallti ekipin e Devollit.

Ndeshja në kohën e rregullt dhe atë shtesë përfundoi në barazim 1-1.

Sfida u vendos nga penalltitë, aty ku Tërbuni fitoi 4-1.

Devolli i Stavri Nicës kaloi i pari në avantazh me anë të Nallbatit, i cili në minutën e 64-të shënoi me anë gjuajtje jashtë zone.

Në minutat e fundit të kohës së rregullt, Tërbuni barazoi me anë të Metanit, që brenda zonës gjeti rrugën e rrjetës.

Çdo gjë shkoi drejt shtesës, që nuk solli asnjë ndryshim të rezultatit dhe skuadrat shkuan drejt penalltive.

Devolli gaboi në dy penalltitë e para, ndërsa Tërbuni ishte i saktë në të katërta penalltitë e gjuajtura, duke arritur të shpallet kampion i Kategorisë së Dytë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco