Leonardo drejt largimit, del emri i rivalit të Tares për drejtor të Milanit

Leonardo drejt largimit, del emri i rivalit të Tares për drejtor të Milanit

18:25, 22/05/2019

Mbetet thjesht për t’u kuptuar nëse largimi do të ndodhë nëpërmjet shkarkimit apo dorëheqjes, sepse është e qartë që Leonardo nuk bën më pjesë në planet e Milanit të së ardhmes.

Një vendim ky i Gazidis, që pas muajve të parë në detyrë, ka nisur nga lëvizjet strategjike, qofshin ato ekonomike apo sportive.

Administratori i ri i kuqezinjve iu bashkua klubit vetëm 6 muaj më parë, kur u transferua nga Arsenali me vendim të grupit Elliott, teksa ka ndjekur nga pranë punën e drejtorit sportiv gjatë merkatos së dimrit dhe pavarësisht raportit pozitiv mes tyre, është duke kërkuar zëvendësuesin e tij.

Emrat që lakohen si pasues të Leonardos janë dy: Luis Campos dhe Igli Tare.

Drejtori sportiv i Lille, Luis Campos, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen e parakohshme nga detyra aktuale për të nisur këtë aventurë të re, gjithsesi ende në këtë drejtim nuk ka asgjë zyrtare, ndaj mbetet thjesht në kuadrin e aludimeve.

Image

Emri tjetër me peshë në listën e Gazidis është ai i Igli Tares, një nga më të vlerësuarit në Itali për rolin e tij e që përgjatë viteve ka treguar nuhatje të shkëlqyer në gjurmimin e talenteve të reja, që më pas janë shndërruar në “yje” të fushës së blertë.

Prandaj, mes tij dhe Campos luhet tashmë një sfidë kokë më kokë për këtë rol drejtues në organikën e Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco