Kandidat për stolin e Juventusit, por Sarri e ka mendjen te finalja e Europa League

Kandidat për stolin e Juventusit, por Sarri e ka mendjen te finalja e Europa League

18:03, 22/05/2019

Emri i Maurizio Sarrit qarkullon në Itali si zëvendësuesi i Allegrit te Juventusi.

Por, tekniku italian i Chelseat ka dalë sot para mediave dhe ka folur për të ardhmen e tij.

“Tani le të mendojmë vetëm për finalen e Ligës së Europës. Unë kam ende një kontratë dy-vjeçare dhe nuk kam kontakt me klubet e tjera. Do të duhet të flas me klubin pas përfundimit, dua të di nëse janë të kënaqur me mua apo jo”, kanë qenë fjalët e Sarrit.

Ndërkaq ai ka shtuar: “Jam i lumtur të qëndrojë në Premier Ligë me Chelsean, i cili është një nga klubet më të rëndësishme në Angli. Do të duhet të diskutojmë për situatën, por është normale që në fund të sezonit të bëhet një krahasim, ndodh në të gjitha klubet. Më pëlqen të luajë futbollin tim këtu në Angli”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco