Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Shqipëria U-18 nis grumbullimin për turneun miqësor në Kroaci

Shqipëria U-18 nis grumbullimin për turneun miqësor në Kroaci

15:52, 22/05/2019

Kombëtarja U-18 ka nisur grumbullimin e lojtarëve për turneun miqësor që zhvillohet në Rijeka nga data 27 maj deri më datë 2 qershor.

Skuadra kuqezi do të drejtohet nga dyshja Ilir Biturku - Olsi Uku dhe nën urdhrat e stafit teknik do të jenë plot 20 lojtarë.

Shqipëria U-18 debuton në këtë turne më datë 27 maj, me ndeshjen ndaj kroatëve të NK Orijent. Më datë 28 maj zhvillohet ndeshja e dytë e Grupit B, ndaj italianëve të Venecias dhe më datë 29 maj përfundon faza në grupe me ndeshjen ndaj NK Vinodol.

“Kvarnerska Rivijera 2019” është një turne ndërkombëtar që organizohet nga klubi kroat i Rijekës dhe në të marrin pjesë 16 skuadra të ndara në katër grupe.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco