E zbulon kushëriri i argjentinasit: Pochettino dëshiron të bëhet trajner i Juventusit

E zbulon kushëriri i argjentinasit: Pochettino dëshiron të bëhet trajner i Juventusit

15:02, 22/05/2019

Pas finales në Champions League, Mauricio Pochettino dëshiron të largohet nga Tottenham Hotspur.

Sipas kushëririt të trajnerit argjentinas, Daniele Pochettino, dëshira e teknikut të “Spurs” është që të transferohet në verë te Juventusi.

“Mauricio te Juventus është një ëndërr që mund të realizohet në verë. E gjithë familja e dëshiron transferimin e tij te Juventusi”, ka deklaruar Daniele Pochettino.

“Ai tashmë është i njohur në Itali, pas suksesit që ka në Angli dhe tani me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve”.

 “E kam takuar para pak muajsh Mauricion. Kemi biseduar edhe për ushqimin në Itali (qesh). Dëshira e tij është që të transferohet te Juventusi, askush nuk do të refuzonte atë mundësi”, ka shtuar më tej kushëriri i trajnerit argjentinas.

Janë duke u bërë spekulime të mëdha se kush do ta marrë drejtimin e skuadrës italiane në verë, por janë vetëm tre kandidatë në garë të ngushtë, Pochettino, Antonio Conte dhe Jose Mourinho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco