Festa në Tiranë, FSHF merr vendimin për ceremoninë e titullit të Partizanit

Festa në Tiranë, FSHF merr vendimin për ceremoninë e titullit të Partizanit

12:29, 22/05/2019

Ndryshon sërish plani i FSHF-së për ceremoninë e titullit kampion të Partizanit.

“Panorama Sport” zbulon nga burime në FSHF, se drejtuesit më të lartë kanë vendosur që t’i dorëzojnë trofeun Partizanit pikërisht këtë të dielë pas ndeshjes Partizani-Kukësi, që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 16:30.

E diela do të jetë një ditë feste për tifozët e kuq, që krahas 90 minutave të takimit do të shijojnë edhe ceremoninë e titullit kampion pas 26 vitesh pritje.

Kapitenit Alban Hoxha do ja dorëzoj trofeun pikërisht presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Pritet një ceremoni gjigante, me klubin e kuq që po e përgatit në detaje festën.

Mendohej se Partizani do t’i bënte një kërkesë Luftëtarit që të luante ndeshjen e fundit në kryeqytet, por pas vendimit të fundit të FSHF tashmë nuk është nevoja për spostimin e stadiumeve, pasi ceremonia do të bëhet një javë para fundit të kampionatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco