Rrëfimi i Drenthen: Shkoja në shtëpinë e Robinhos, bodrumi ishte shndërruar në...

Rrëfimi i Drenthen: Shkoja në shtëpinë e Robinhos, bodrumi ishte shndërruar në...

11:38, 22/05/2019

Royston Drenthe mbetet një nga futbollistët më misterioz tek Reali i Madridit.

Në një rrëfim të pazakontë, Drenthe zbuloi për marrëdhënien e shkëlqyer që kishte me “yllin” tjetër të Realit, Robinhon.

Holandezi zbuloi se si Robinhon e kishte shndërruar shtëpinë në Madrid në një klub nate, shkruan SYRI.net.

“Menjëherë pasi shkova në Madrid, unë krijova marrëdhënie shumë të mirë me Robinhon. Ai e kishte shndërruar bodrumin e shtëpisë në klub të vogël nate dhe unë shkoja atje për tu argëtuar. Abuzonim dhe nuk mbanim regjimin e nevojshëm për një futbollist”, tregoi Drenthe në një intervistë me “FourFourTëo”.

Ai thotë se në Madrid ishte ndier si në shtëpinë e vet.

“Menjëherë u ndjeva si në shtëpinë time, të gjithë më dhanë një mikpritje të ngrohtë”, përfundoi ai.

Drenthe konsiderohet si një dështim ku dëmtimet e shpeshta e lanë jashtë formacionit titullar te Reali i Madridit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco