FOTO/ Juventus arrin marrëveshjen me menaxherin e yllit të Serie A

FOTO/ Juventus arrin marrëveshjen me menaxherin e yllit të Serie A

20:43, 21/05/2019

Në pritje të emërimit të trajnerit të ri, drejtuesit e Juventusit po punojnë paralelisht edhe për të përforcuar skuadrën me elementë që pritet të rritin konkurrencën dhe cilësinë në ekip.

Kështu sipas mediave italiane, Fabio Paratici dhe Pavel Nedved janë rikthyer fuqishëm në skenë për të marrë shërbimet e mesfushorit serb Sergei Milinkoviç-Saviç dhe kanë arritur tashmë marrëveshjen me menaxherët e tij.

Image

Hapi i radhës do të jenë negociatat me Claudio Lotitton, i cili paraqet një vështirësi më vete për të bërë marrëveshje, por duket se këtë herë numri një i bardhekaltërve ka ulur pretendimet e tij në rreth 100 milionë euro.

Megjithatë Juventusi nuk ka ndërmend ta paguajë këtë shumë të gjithën në kesh, por do të ofrojë përfshirjen në marrëveshje edhe të disa futbollistëve, emrat e të cilëve do të diskutohen në ditët në vijim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco