Conte fiton gjyqin me Chelsean, ja shuma që duhet ta dëmshpërblejë Abramovich

Conte fiton gjyqin me Chelsean, ja shuma që duhet ta dëmshpërblejë Abramovich

20:25, 21/05/2019

Në pritje të një skuadre tjetër për të vijuar karrierën, Antonio Conte ka arritur të fitojë edhe betejën e tij gjyqësore me Chelsean, pasi kishte paditur londinezët për shkarkimin në verën e kaluar.

Sipas vendimit të Gjykatës, klubi i Abramovich duhet të dëmshpërblejë teknikun italian me një shumë prej 9 milionë stërlinash, ose rreth 10 milionë euro, për shkarkimin e parakohshëm.

Kujtojmë që Conte drejtoi Chelsean për dy sezone, gjatë viteve 2016-2018, teksa arriti të fitojë Premier Leaguen në vitin e parë dhe FA Cup në të dytin, ndërsa verën e kaluar u shkarkua për t’i lënë vendin Maurizio Sarrit.

Tashmë ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë, pritet të ulet në stolin e Interit, teksa sipas mediave italiane, marrëveshja është arritur dhe pritet të zyrtarizohet gjithçka menjëherë pasi të përfundojë kampionati italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco