Nuk arriti të ngjitet në Serie A, Perugia shkarkon Alessandro Nestën

Nuk arriti të ngjitet në Serie A, Perugia shkarkon Alessandro Nestën

20:08, 21/05/2019

Pas një viti eksperiencë, Alessandro Nesta nuk do të jetë më trajneri i Perugias.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit, të cilët në një komunikatë, falënderuan ish-mbrojtësin italian për impenjimin në këtë eksperiencë dhe njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimit.

Alessandro Nesta u ul në stolin e Perugias më 11 maj të vitit të kaluar, ndërsa synimi ishte që të arrinte të ngjiste klubin në Serinë A, mision të cilit i shkoi pranë, duke shkuar deri në “Play-Off”, ku u eliminua nga Verona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco