Java e fundit e Serie A përcakton fatin e Leonardos si drejtor i Milanit

Java e fundit e Serie A përcakton fatin e Leonardos si drejtor i Milanit

16:40, 21/05/2019

Milani ka ende një dritë shprese në fund të tunelit të Serisë A, referuar kualifikimit të mundshëm në Champions League.

Nëse objektivi madhor për ta do të konkretizohej, atëherë drejtuesit e kuqezinjve do t’i kishin më të qarta idetë se më cilët personazhe të vijonin bashkëjetesën gjatë sezonit të ardhshëm.

Nuk përjashtohen këtu as drejtuesit e klubit dhe i pari që është përfolur se po jeton një klimë të tensionuar te kuqezinjtë është drejtori sportiv, Leonardo.

Ditët e fundit edhe ai vetë është lakuar si një prej emrave që mund të preken nga merkato.

Një klimë tensioni dhe pasigurie, që e kanë shtyrë brazilianin të jetë gati për një largim të mundshëm.

Edhe pse ende nuk ka vendosur asgjë, panorama e ngjarjeve flet qartë mbi një çështje të tillë.

Ndoshta Leonardo do ta ndërmarrë i pari hapin e lamtumirës ndaj kuqezinjve, duke hequr dorë nga kontrata e gjatë dhe e pasur në termat financiarë prej 3 milionë e gjysmë eurosh në sezon, atëherë do të hapej një tjetër çështje për të cilën Milani do të duhej të vepronte shpejt, edhe pse nuk kanë munguar emrat e lakuar për postin e tij.

Gjithsesi, pritet java e fundit e Serie A, ku do të vendoset fati i Milanit për pjesëmarrjen apo jo në Champions, që do të jetë e lidhur edhe me fatin e brazilianit Leonardo si zyrtar i kuqezinjve.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco