De Ligt i ‘shkel syrin’ Barcelonës, ja çfarë thotë për të ardhmen

De Ligt i ‘shkel syrin’ Barcelonës, ja çfarë thotë për të ardhmen

15:45, 21/05/2019

Matthijs de Ligt i ka dërguar një mesazh Barcelonës, duke deklaruar se do të dëshironte të luante përsëri në një skuadër me Frenkie de Jong.

Mbrojtësi holandez pas një sezoni fantastik me Ajaxin, e ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e tyre dhe ekipi i ardhshëm pritet të jetë Barcelona.

“Unë mendoj se De Jong do zhvillojë një sezon të madh. Ai e meriton të luajë për Barcelonën”, tha De Ligt për VoetbalPrimeur.

“Do të ishte mirë të luaja sërish me Frenkie në një ekip tjetër, por ende nuk mund të flas për të ardhmen”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco