Nuk është Mourinho, Juventus nis kontaktet e para për trajnerin e ri

Nuk është Mourinho, Juventus nis kontaktet e para për trajnerin e ri

12:47, 21/05/2019

Juventusi është në kërkim të trajnerit të ri për të zëvendësuar, Massimiliano Allegrin.

Sipas burimeve të “Goal”, presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Agnelli ka nisur kontaktet me trajnerin aktual të Chelseas, Maurizio Sarrit të cilit i ka propozuar rikthimin në Serie A.

E ardhmja e Sarrit në “Stamford Bridge” ende mbetet enigmë, pasi ‘Blutë‘ do luajnë edhe finalen e Europa Leagues ndaj Arsenalit më 29 maj.

Italiani është kontaktuar nga drejtuesit e ‘Bardhezinjëve’ dhe pas finales pritet të merret një vendim përfundimtar.

Kujtojmë që Simone Inzaghi i Lazios dhe ai i Tottenham, Mauricio Pochettin kanë dy kandidatë të tjerë potencialë që mund të marrin drejtimin e Juventusit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco