Kombëtarja me ndryshime, zbulohen emrat surprizë që marrin ftesë nga Edi Reja

Kombëtarja me ndryshime, zbulohen emrat surprizë që marrin ftesë nga Edi Reja

11:27, 21/05/2019

Janë zbuluar lista paraprake e e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, në grumbullimin e tij të parë me lojtarët shqiptarë në prag të ndeshjeve ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Në listë ka mjaft emra që grumbullohen për herë të parë por gjithashtu ajo që bie në sy është rikthimi i bujshëm i Ermir Lenjanit.

Por Reja ka befasuar pasi pjesë të listës paraprake ka bërë edhe lojtarët e rinj nga Kombëtarja U-21.

Ja lista me emrat që janë grumbulluar me kuqezinjtë:

Image

NJOFTIMI I FSHF-së:

Fillon ditën e sotme grumbullimi paraprak për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 Qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 Qershor.

Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal, dhe në urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë. 10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar. Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite. Ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.

Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco